Tre persona, dy preh tyre vëllezër nga Strellci i Deçanit janë plagosur pas një sherri në një parking të hotelit, në qendrën e Prizrenit, në shatërvan. Sipas policisë, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë për në QKUK, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Drejtori i policisë për rajonin në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se rasti ka ndodhur pas një sherri në parkingun e një hoteli në rrugën e ‘Pushkatarëve’ me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit në Prizren ka pasur të shtëna me armë.
“Policia tanimë i ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka konfiskuar një revole. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit”, tha ai, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas tij, të plagosurit janë dy nga tre vëllezërit nga fshati Strellci i Deçanit dhe djali i pronarit të hotelit.