23-11-2024

Dy nga viktimat e aksidentit fatal në Prizren ishin futbollistë, reagon klubi

Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.

Ky aksident është shkaktuar si pasojë e garave të veturave, ku kanë vdekur edhe tre persona.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, janë tre personat që kanë humbur jetën nga ky aksident.

Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë, ndërsa ish klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka dal me reagim publik.

Kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave u kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.

”Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla.
Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre.
Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi.”, thuhet në reagimin e KF Gjakovës./IO

 

Asnjë koment

Comments are closed.