21-12-2024

Dy persona ikin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë

Dy persona janë larguar të enjten nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, rreth orës 18:30.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshuarit me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti nën hetime.

Asnjë koment

Comments are closed.