Dy persona ndalohen nga Policia për kërcënimet ndaj gazetarit Mehmetaj
Krimet e Rënda kanë nisur hetimin ndaj dy personave të dyshuar për kërcënimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, pas një denoncimi për kanosje. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuar.
Kush janë të dyshuarit që përfunduan prapa grilave pas kërcënimeve ndaj gazetarit Mehmetaj?
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje janë Agim Logu dhe Hashim Mehmeti, të dy 56-vjeçarë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gazetari Mehmetaj i ka raportuar rastet para dy ditësh, për komentet me përmbajtje kërcënuese, pas paraqitjeve të tij në debatet ku merr pjesë.
Ndaj tyre, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Kanosja”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.