Dy persona përfundojnë në burg pasi nuk paguan gjobat
Dy persona në Prishtinë kanë përfunduar në vuajtje dënimi me burg, pasi nuk kanë paguar gjobat e shqiptuara nga Gjykata.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti i parë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, ku Policia ndaloi Agron Gashin, rreth 23-vjeçar.
Pas verifikimit rezultoi se ai kishte një urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej 15 ditësh burg në Qendrën e Mbajtjes Hajvali.
Rasti i dytë është shënuar po të njëjtën ditë, rreth orës 19:40, në Prishtinë, kur është ndaluar B.V., rreth 20-vjeçare.
Sipas burimeve të Sinjalit, ajo kishte një urdhër-arrest aktiv për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa dënimi prej 500 euro gjobë i ishte shndërruar në 25 ditë burgim.
Pas procedurave të nevojshme, ajo është dërguar në Qendrën e Paraburgimit Lipjan.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykat