25-11-2024

Dy persona të kërkuar nga drejtësia arrestohen në Prizren

Dy persona të kërkuar nga organet e drejtësisë janë arrestuar në dy raste të ndara në Prizren.

Sipas policisë, në rastin e parë në rrugën “Mbretëresha Teutë” është arrestuar një person në bazë të urdhëresës së Gjykatës.

I kërkuari mashkull K-Shqiptar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Në rastin tjetër në rrugën  “Hafëz Ismail Haki”, në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.