Dy persona të kërkuar nga gjykata ndalohen në pikëkalimin kufitar të Vërmicës afër Prizrenit
Dy persona janë ndalur në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë ndaluar dje në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata.
Raporti i PK-së:
PKK Vërmicë, 20.12.2022 – 02:10. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit policor.
PKK Vërmicë, 20.12.2022 – 19:00. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit policor.