28-09-2025

Dy policë të lënduar, parandalohet përleshja mes tifozëve të Ferizajt e Prishtinës

Dy policë janë lënduar gjatë parandalimit të një përleshjeje mes tifozëve në Ferizaj, ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacion për intervistim.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave”.

“Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesëtarë të policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli për Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e ndeshjes në mes Ferizajt dhe Prishtinës.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 12-të ndërsa pas intervenimit të policisë dhe krijimit të kushteve, ndeshja ka vazhduar

Asnjë koment

Comments are closed.