22-11-2024

Dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prizrenit

Në raportin 24 orësh nga policia e Kosovës janë raportuar rreth 8 raste të dhunës në familje.

Këto raste janë paraqitur nga qytete të ndryshme të Kosovës, por përkundër vendeve të tjera të raportuara të dhunës, në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës ndërsa në Prizren dhe Suharekë janë raportuar nga një rast bënë të ditur policia.

Suharekë 05.11.2021 – 23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Prizren 06.11.2021-23:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, babai i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.