20-04-2025

Dy shtetas të Shqipërisë rrahen mes vete në Prizren, përfundojnë në ndalim

Një rast i tillë ka ndodhur në pasditen e 18 prillit në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku në gjendje të dehur, dy persona janë kapur duke u rrahur mes vete.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Policia ka intervenuar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, duke i shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit: A.K., rreth 55-vjeç dhe A.P., rreth 34-vjeç – të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Sipas informacioneve të para, përleshja fizike dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të çastit, e nxitur nga ndikimi i alkoolit. Të dy të përfshirët kanë pranuar përfshirjen në incidentin e ndodhur.

Për shkak të faktit se bëhet fjalë për shtetas të huaj, në lidhje me rastin është njoftuar njësia për ndërlidhje ndërkombëtare – ILECU, ndërsa është përpiluar edhe raport i shpejtë për autoritetet kompetente.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.