Dy studente vdiqën në aksident trafiku, Universiteti i Gjilanit shpreh ngushëllime
Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në Komunën e Ranillugut në rajonin e Gjilanit.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të studenteve të Fakultetit të Edukimit, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të universitetit “Kadri Zeka”.