Dy të arrestuar në Kalanë e Prizrenit për posedim të nark:otik:ëve
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në Kalanë e Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, kur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar:
- Një qese najloni me substancë të dyshuar ekstazi, me peshë 0.34 gramë;
- Një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 0.58 gramë;
- Një qese najloni me marihuanë, me peshë 3.65 gramë.