Dy persona janë arrestuar në Shkozë të Prizrenit për kontrabandim me emigrantë, të martën.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit me veturë u munduan të bëjnë kontrabandë me emigrantë me qëllim të përfitimit pasuror.

Të dyshuarit kanë deklaruar se destinacionin kanë pasur Mitrovicën.
Për rastin është njoftuar prokurori.