Dy të arrestuar për kanosje në Malishevë
Dy persona janë arrestuar në fshatin Dragobil të Malishevës, meqenëse pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor kanë kanosur njëri-tjetrin.
Në raportin e policisë, thuhet se të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.