20-09-2024

Dy të arrestuar për posedim droge në Prizren

Dy persona janë arrestuar në rrugën  “Tahir Meha” në Prizren  pasi që gjatë verifikimit dhe kontrollimit nga policia  i  janë  gjetur dhe konfiskuar tri qese të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Substanca ka qenë në peshë totale 7.6 gr. Me urdhër të gjykatës të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur banesa e njërit nga të  dyshuarit me ç’rast  janë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 19 qese të zbrazëta dhe 2.6 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, dy  të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.