25-11-2024

Dy të arrestuar për rrahjen e një personi në Prizren

Në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të sulmit ndaj një personi , raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Referuar raportit të policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.