Dy të huaj kapen me marihuanë në “Hardh Festë” në Rahovec – dërgohen në mbajtje
Një operacion i Policisë në kuadër të Planit Operativ “Hardh Festë” ka rezultuar me arrestimin e dy personave që u kapën me substancë narkotike në Rahovec.
Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 21:50, në fshatin Bernjak ku po mbahet festivali, hetuesit e DHTN-së në Gjakovë kanë ndaluar dy të dyshuar, Arnaud Cotting, 30-vjeçar dhe Ange Pius Kaldjop, 28-vjeçar.
Gjatë kontrollit, tek ta është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 3.90 gramë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, i cili ka lëshuar vendim për ndalimin policor ndaj të dyshuarve.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.