23-11-2024

Dy të infektuar nga Malisheva me koronavirus

Edhe pesë raste të reja janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK si të prekur me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Banjë-Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një i karantinuar.

 

Kësisoj numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 140.

 

Nga data tetë shkurt deri më sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1 mijë e 871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.