18-08-2025

Dy të lënduar në aksident, në rrugën Dragash – Prizren

Të paktën dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur sonte në rrugën Dragash-Prizren.
Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, dhe përveç të lënduarve, janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, transmeton klankosova.tv.

”Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, tha ndër tjera për redaksinë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Asnjë koment

Comments are closed.