30-05-2025

Dy të lënduar nga aksidenti në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi në pasditen e sotme te Qafa e Duhlës në komunën e Suharekës.

Lajmin e konfirmoi Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Sot ( 29.05.2025 ) rreth orës 16:00 policia ka marre informatë për një vetaksident në vendin e quajtur “Qafa e Duhles” në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës dhe si pasoj ka humbur kontrollin mbi automjetin, automjeti është rrokullisur”, tha Bytyqi.

Referuar njoftimit, janë shkaktuar dëme material dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Ne vendngjarje kane dal ekipet e Njësisë së Trafikut Rajonal dhe Emergjenca./GS

Asnjë koment

Comments are closed.