Dy të mitur janë arrestuar për sulm me elektroshok ndaj një bashkëmoshatari, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë rasti ka ndidhur në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj/K shqiptar të mitur pasi te njëjtit kane sulmuar fizikisht me një elektroshok viktimën mashkull/K shqiptar i mitur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit lirohen ne procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net