15-07-2025

Dy të mi*tur kërcënojnë me ar;më bashkëfshatarët në Mushnikovë të Prizrenit – Policia ndërhynn

Një rast shqetësues është raportuar në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku dy të mitur janë përfshirë në një incident me kërcënime dhe posedim të paautorizuar të armës.

Sipas burimeve të Sinjalit, mëngjesin e 14 korrikut, dy të mitur, me inicialet R.B. dhe I.R., të lindur në vitin 2009, pas një mosmarrëveshjeje me dy bashkëmoshatarë të tyre, njëri prej tyre dyshohet se ka nxjerrë një armë dhe i ka kanosur.

Pas raportimit, Policia ka kontaktuar të dyshuarit, të cilët janë paraqitur në stacionin policor në prani të prindërve. Hetuesit dhe njësitet përkatëse, bashkë me të dyshuarit, kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e tyre, ku njëri prej të miturve ka pranuar se posedonte një armë, e cila është sekuestruar. Po ashtu, është gjetur edhe një boks metalik me ngjyrë ari.


Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale: Kanosje, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Njëri nga të miturit është ndaluar për 24 orë. Hetimet vazhdojnë.

Asnjë koment

Comments are closed.