25-11-2024

Dy të vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.895.

Asnjë koment

Comments are closed.