Dy të vdekur dhe 66 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar dy raste të reja me fatalitet si pasojë e koronavirusit, teksa kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen infektive edhe 66 persona nga 4633 testime.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893. Në total numri i rasteve aktive është 3.185.