Dy të vdekur dhe afër 200 raste me COVID-19
Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ndërkohë siç njofton Ministria e Shëndetësisë përmes raportit të fundit, 191 raste janë pozitive me koronavirus.
Janë kryer 926 testime, 255 qytetarë janë shëruar ndërsa 1 mijë e 325 raste janë aktive.