16-09-2024

Dy të vdekur dhe katër të lënduar rëndë pas shembjes së skeleve në Zvicër

Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë pas shembjes së skeleve në një ndërtesë 19 katëshe në Lozanë të Zvicrës, raporton Blick, transmeton Sinjali.

Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat e tjera të këtij incidenti të rëndë.

Sinjalizues të Sinjalit, mërgimtarë që jetojnë atje, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një numër i madh i punëtorëve – si dhe Policia e njësitet tjera që kanë intervenuar.

Asnjë koment

Comments are closed.