28-11-2025

Dy vajza të mi*tura raportohen të zhdukura, në Malishevë dhe Rahovec

Dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura janë raportuar në Malishevë dhe Rahovec brenda 24 orëve të fundit, ka njoftuar policia.


Në rrugën “Hamdi Berisha”, një grua kosovare ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga banesa dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e saj. Policia ka iniciuar rastin si person i zhdukur dhe njësitë relevante janë duke punuar për gjetjen e saj.

Në një rast tjetër, një burrë kosovar ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe nuk ka pasur asnjë kontakt të mëtejmë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për lokalizimin e saj.

Të dy rastet mbeten nën hetime, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e të miturave.

Asnjë koment

Comments are closed.