24-11-2024

Dy vëllezër kërcënojnë një grua në Prizren, njëri nga ta është pjesëtar i FSK-së

Për shkak të një rruge, dy vëllezër dyshohet se kanë kërcënuar një grua në fshatin Pllanjanë të Prizrenit.

36-vjeçarja është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, teksa Sinjali merr vesh se njëri nga të dyshuarit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bazuar në dëshminë e viktimës, 39-vjeçari ishte jashtë detyrës zyrtare, kur bashkë me vëllain e tij dyshohet se kanë kërcënuar gruan.

Si rezultat i denoncimit, dy vëllezërit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’./IO

Asnjë koment

Comments are closed.