Dy vetaksidente në Duhël të Suharekës, lëndohen dy persona
Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Duhël të Suharekës janë raportuar dy vetaksidente trafiku. Në njërin prej automjeteve të përfshira, mjeti është rrotulluar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se si pasojë e këtyre aksidenteve dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material në automjete.
“Sot m datë 03.09.2025, rreth orës 15:30 , janë raportuar dy vetaksidente trafiku në Duhël, Suharekë. Në njeri nga automjetet është rrotulluar. Si pasojë e aksidenteve dy persona kanë marrë kryesisht lëndime të lehta trupor si dhe janë shkaktuar dëme materiale te automjetet”, tha Bytyqi.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë procedurat e nevojshme lidhur me rastet.