25-11-2024

Dy vjeçari qëlloi aksidentalisht me armë zjarri dhe vrau nënën e tij shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin amerikan të Ohajos, ku një fëmijë 2-vjeçar vrau aksidentalisht nënën e tij, shtatzënë në muajin e tetë.

Mediat e huaja shkruajnë se 2 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë pas shpine mamanë e tij. Ka qenë vetë 33 vjeçarja që ka marrë në telefon urgjencën dhe ka shpjeguar se është qëlluar aksidentalisht nga djali i saj 2 vjeç dhe se ajo ishte në javën e 33 të shtatzanisë.

Por fatkeqësisht me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit, e reja ka ndërruar jetë në spital, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të shpëtojnë as fetusin që ajo mbante.

Ilge ishte ende e vetëdijshme kur policia mbërriti në shtëpinë e saj dhe i shpjegoi se djali i saj hyri në dhomën e prindërve, dera e së cilës zakonisht ishte e mbyllur, ndërsa ajo ishte e zënë duke larë rrobat dhe filloi të luante me armën.

Policia gjeti një pistoletë 9 mm të vendosur në një komodinë në dhomë si dhe dy armë të tjera të mbushura. Bashkëshorti i viktimës, i cili në momentin e ngjarjes ishte larg shtëpisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

Kjo tragjedi është e fundit në një seri incidentesh tragjike në SHBA, një vend me 400 milionë armë zjarri dhe afërsisht 330 milionë banorë./FrontOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.