24-11-2024

Dy vjet burgim mashtruesit për viza në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.Z. nga Prizreni, për shkak të veprave penale mashtrim dhe veprës penale kanosje, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Për këto vepra penale ai është shpallur fajtor dhe gjykata e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje dy vjet dhe me një gjobë 1800 euro.

Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se me datën dhe kohë të pacaktuar gjatë viti 2018, në Prizren me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka mashtruar të dëmtuarit me iniciale I.H duke i premtuar se do t’i rregullojë vizën zvicerane dhe në këmbim të vizës të dëmtuarit i merr para në vlerë prej 3.750,00 euro.

“Të dëmtuarit tjetër me iniciale M.C. i merr para në vlerë prej 3.800,00 (tremijë e tetëqind) euro; po ashtu më 14 mars 2019, në Prizren seriozisht e kanosë të dëmtuarin me iniciale I.H. me fjalë kërcënuese pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me mashtrimin që ia kishte bërë i pandehuri të dëmtuarit për çështjen e rregullimit të dokumenteve zvicerane, të cilat i pandehuri nuk ia kishte rregulluar, në momentin kur i dëmtuari e ka raportuar rastin në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet në kumtesën e GJTH-së./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.