Dy zarfa të zinj në shtëpi, çfarë pritet të ndodhë sonte në spektaklin e Big Brother VIP Albania?
Gjesti tronditi banorët me veprimin e tij duke kaluar murin rrethues së shtëpisë, gjë e cila u pasua me një zarf të zi në shtëpi, vendimi i së cilit do të lexohet në spektaklin e sotëm.
Një tjetër zarf erdhi vetëm disa orë më parë, për shkak të fshehjes së cigareve dhe sendeve personale nga ana e banorëve, me një dënim që pritet të vijë për banorët.
Nuk dihet ende se çfarë dënimi do të marrë grupi, por penalizimet pritet të jenë të rënda.
Ndërkohë, vëmendja sonte është e përqendruar edhe tek eleminimi i radhës, ku një nga banorët Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli apo Rizarta do të duhet të lërë shtëpinë e Big Brother./GS