24-11-2024

Dyfishohen lindjet në Prizren gjatë 24-orëshit të fundit

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm katër raste, kjo shënon dyfishim të të lindurve.

Sa i përket gjinisë prijnë femrat, ndonëse numri i tyre është vetëm për një më i madh krahasuar djemtë.

Karakteristikë është se nga numri i lindjeve gjashtë janë “cezariane”  me operim. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.