26-11-2024

Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar, reagon UEFA dhe Prokuroria Themelore

Raportimet e mediave franceze për kurdisje në futbollin kosovar kanë bërë që të reagoj edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se po trajtohen këto rast dhe se për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të ketë detaje të tjera për opinionin e gjerë.

“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë” thuhet në reagimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Edhe shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka reaguar pas këtyre raportimeve.

“UEFA përmbahet nga komentimi i hetimeve apo edhe ekzistenca e hetimeve të mundshme për kurdisje ndeshjesh të supozuara në mënyrë që të mos komprometojë proceset e hetimit. UEFA komunikon vetëm për raste/ndeshje specifike pasi të jenë hapur procedurat disiplinore dhe/ose të jenë marrë vendimet”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s./IO

Lexo edhe:

Gjykata e Specializuar franceze zbulon 4 ndeshje të kurdisura në Superligën e Kosovës

 

Asnjë koment

Comments are closed.