24-11-2024

Dyshohet për dallavere në përzgjedhjen e infermierëve në Prizren

Disa kandidatë i kanë thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti, për shkak të rrezikut ta hakmarrjes nga drejtuesit e komunës, se po dyshojnë për dallavere.

“Njerëzit e pushtetit në Komunën e Prizrenit, po favorizojnë njerëzit e Vetëvendosjes dhe të partive tjera në koalicion për t’u perzgjedh si infiermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren”, thotë njëri prej garuesve për këtë pozitë në kushte anonimitetit.

Ndërkaq, një kandidat tjetër konsideron se sidomos në pjesën e intervistimit me gojë, që është mbajtur ditën e enjte janë favorizuar njerëz të afërm me pushtetin lokal.Këta kandidatë dyshojnë për favorizim të kandidatëve të afërt me VV-në nga ana e kryetarit të Komisionit, për përzgjedhjen e infermierëve Sabaudin Smanaj, por për ndërhyrje edhe nga ana e drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.

Sipas këtyre kandidatëve, shkelje ka pasur edhe në konkursin e shpallur për pranimin e mjekëve, që ishte shpallur më 21 mars të ketij viti.

Kurse, këto akuza i ka kundërshtuar, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu.

Ai për Gazeta Blic, ka thënë se “konkursi për 10 infermierë në Komunën e Prizrenit, është konkursi më i mirë i bërë ndonjëherë në Kosovë”.

Shton se ka pasur një transparencë të madhe për ecurinë e këtij konkursi, duke shtuar se ai madje ka kërkuar nga ana e Ambasadës Britanike, që ta monitorojë këtë proces.Shehu shprehet i gatshëm që të përballet me argumente me secilin që ka vërejtje në atë konkurs.“Hiç nuk është e vërtetë. Jam i vetmi drejtor në Republikën e Kosovës, që kam kërkuar nga ana e Britanikëve, që të vijnë dhe ta monitorojnë konkursin. Tre muaj para se të hapet konkursi i kam bërë thirrje për këtë gjë. Ata nuk kanë ardhur për shkak se kanë thënë se nuk i përcjellin konkurset nëpër komuna. Por, po ju them, kurdo dhe kudo jam i gatshëm që të përballem me secilin për konkursin nga ana e drejtorisë që unë e udhëheqi. Kanë aplikuar 260 persona, nga të cilët vetëm 25 e kanë kaluar testin fillestar dhe 10 janë përzgjedhur në pozitën e infermierëve. Përveç kësaj, ne jemi bërë transparent në këtë proces deri në atë pikë, sa që secili kandidat ka mundur që të vijë dhe t’i shikojë pikët e mbledhura nga testi”, ka thënë për Gazeta Blic, drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.

Lëvizja Vetëvendosje, e posedon mandatin e parë në udhëheqje të Komunës së Prizrenit.Para tyre, për disa mandate radhazi me këtë komunë, kishte udhëhequr Partia Demokratike e Kosovës.Kurse, menjëherë pas përfundimit të luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte qenë në qeverisje në Komunën e dytë të Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.