24-11-2024

Dyshohet për shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët nxirren jashtë objektit

Policia e Kosovës sonte ka pranuar informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Ndërkaq të gjithë udhëtarët janë janë nxjerrë jashtë objektit.

Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për Indeksonline ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha ajo./IO

Asnjë koment

Comments are closed.