24-11-2024

Dyshohet se vodhi biçikleta në Rahovec, bie në pranga 25-vjeçari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundi në Rahovec, ku një person u arrestua nën dyshimet se ka kryer vjedhje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se 25-vjeçari dyshohet se mesnatën e 2 majit kishte vjedhur një biçikletë dhe i njëjti që atëherë po shijonte lirinë nga arratia.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet. Po ashtu ai dyshohet se ka vjedhur edhe një tjetër biçikletë në muajin shkurt.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Vjedhje’.

Asnjë koment

Comments are closed.