E ardhmja e transportit”, Kurti flet me deputetët e vendeve të ndryshme për investimet në ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mbrëmë pjesë e darkës në kuadër të konferencës parlamentare ndërkombëtare me temë “E ardhmja e Transportit” të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, dhe me mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich Erbert Stiftung.
Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në fushën e arsimit, kryeministrit Kurti gjithashtu i njoftoi deputetët rreth sistemit dual të arsimit që ka filluar së aplikuari në Kosovë. Synimi është lidhja e arsimit me ekonominë dhe arsimit profesional me tregun e punës në mënyrë që të përgatisim rininë për tregun e punës.
Të pranishëm në darkë ishin deputetë nga Gjermania, Portugalia, Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.