E dëmtuan buxhetin e MKRS-së mbi 87 mijë euro, prokuroria jep detaje se si e zbuluan hajninë
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti për Hetimin e Korrupsionit, njofton se të enjten janë realizuar dy aksione për shkak të dyshimeve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe mashtrimeve me subvencione, ashtu që nga të dy rastet e ndara me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona, të gjithë zyrtar publik.
Të pandehurit: N.G, F.M, dhe I.K, me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro). Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale Mashtrim me Subvencione nga neni 324 paragrafi 3 të KPRK-së. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.SH.M., është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt.
I pandehuri A.M në cilin e personit zyrtar ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar dhe ka qenë në konflikt interesi i cili duke qenë Kryetar i komisionit për ndarje të subvencioneve e ka Subvencionuar klubin basketbollistik “AS.K” në të cilin ka qenë themelues i këtij klubi nga viti 2012 deri ne vitit 2019, dhe vazhdon ta kontrolloj llogarinë bankare të tij ashtu që shumën prej 9.900 euro të cilën e ka subvencionuar këtë klub e ka tërhequr nga llogaria e tij bankare, krejt këtë duke u ndihmuar nga e pandehura A.A po ashtu zyrtare e Komunës së Obiliqit, e cila e ka nënshkruar raportin përfundimtar të subvencionimit. Të pandehurit dyshohen për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe Konflikti i Interesit nga neni 417 i KPRK-së. Pasi që është intervistuar i pandehuri A.M me urdhër të Prokurorit të Shteti është ndaluar për 48 orë, ndërkaq e pandehura A.A është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj të njëjtëve pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.