E dhimbshme: Babai i moshuar shikon trupin e djalit të vrarë para syve të tij në Kavajë
Publikohet fotoja nga vrasja e Arjan Gosës pak minuta më parë në një lokal në Kavajë. Gosa ishte duke pirë kafe me të atin kur një person i paidentifikuar i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Pasi e ka qëlluar me një plumb në kokë, autori është larguar në këmbë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje. Pak muaj më parë, iu vra edhe vëllai Edmond Gosa.
Ky i fundit mbeti i vrarë pas një sherri me shtetasin Altin Rexha. Pas debatit, ata vranë njëri tjetrin.
Policia ofron 10 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e Habib Rexhës, autorit të dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës sot në Kavajë. Arsyeja e vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja. Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, që u vra disa muaj më parë nga vëllai i Arjan Gosës, Edmond Gosa.
“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, njofton policia. /abcnews.al