10-07-2025

E dhimbshme: Ky është 73-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Janina”.

Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Mustafë Gerbani, rreth 73-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:51, Policia është njoftuar nga Emergjenca për rastin dhe menjëherë kanë dalë njësitë relevante në vendin e ngjarjes.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar që ka dalë në shtëpinë ku ndodhej trupi i pajetë.


 

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Asnjë koment

Comments are closed.