E dhimbshme: Ky është ish-ushtari i UÇK-së që humbi jetën në aksidentin e sotëm në komunën e Suharekës
Viktima e këtij aksidenti është Ismet Bylykbashi, rreth 71-vjeçar.
Shoferi i automjetit vdiq në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja që ishte pasagjerë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë.
“Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit”, thuhet në njoftim.
