24-08-2025

E dhimbshme: Mërgimtari nga Rahoveci humb jetën në vendin e punës në Gjermani

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën mërgimtari Arianit Kastrati, 44-vjeçar nga fshati Drenoc i Rahovecit.

Sipas raportimeve Kastrati ndërroi jetë në vendin e punës, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga pushimet që kishte kaluar në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur afër qytetit të Munchenit, ku i ndjeri po punonte në kulmin e një ndërtese.


Arianit Kastrati ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, ndërsa komuniteti i mërgatës dhe familjarët janë tronditur nga humbja e papritur.

Asnjë koment

Comments are closed.