20-03-2026

E dhimbshme – Prizren: Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit në Vjenë, do të varroset nesër

Një nga tre kosovarët që humbën jetën në një kantier ndërtimi në Vjenë, Asllan Musliu, do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në Prizren.

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se janë përmbyllur të gjitha procedurat për kthimin në atdhe të trupave të pajetë të Asllan Musliut (49 vjeç), Istref Zekajt (46) dhe Pajtim Bajramit (36).

Sipas njoftimit, në koordinim me familjarët dhe autoritetet austriake, trupat janë nisur pasditen e sotme drejt Kosovës. Ceremonia e varrimit e Asllan Musliut në Prizren do të nisë nga ora 15:00.

Asnjë koment

Comments are closed.