Prizren / E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq nga shpërthimi i fishekzjarrëve
Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit Abdurrahman Memaj nga Zhuri, i cili dje humbi jetën pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi i fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri në Prizren,.
Sipas familjes Memaj varrimi do të bëhet sot në fshatin Zhur.

Memaj ishte transferuar në Turqi për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.