E dhimbshme: Vdes doktori nga Prizreni nga COVID-19
Ka humbur jetën në luftë me COVID-19, doktori nga Zymi i Hasit të Prizrenit, Lulzim Kolgjeraj, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit, ai ishte i hospitalizuar tri javë në QKUK.
Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj.
Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.
Në emrin e tij dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, kryetari prizrenas Hakuka i ka shprehur ngushëllime familjes Kolgjeraj dhe kolegëve e tij.
Po ashtu familjen Kolgjeraj e kanë ngushëlluar edhe zyrtarë politik dhe të institucioneve të tjera./ GazetaePrizrenit.net