28-09-2024

E etiketuan si ‘tradhtar’, Rama: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuçiqit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ka folur për pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane.

Rama në profilin e tij në ‘facebook’ me ironi ka shkruar se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksander Vuçic.

Rama ka thënë se iu dërgon të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vuçiqit”.

*Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Rama.

Asnjë koment

Comments are closed.