18-08-2025

E goditi në nofull – 21-vjeçari përfundon me frakturë pas një përleshjeje në komunen e Dragashit

Rasti është raportuar më 27 korrik 2025 rreth orës 23:30 nga QKMF-ja në Dragash, ku kishte kërkuar ndihmë mjekësore M. K rreth 21-vjeçar, i cili sipas raportimeve ishte përfshirë në një përleshje në fshatin Rapçë. Viktima kishte pësuar frakturë në nofull dhe menjëherë pas trajtimit të parë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, viktima nuk ishte në gjendje të deklarohej, ndërsa sipas babait të tij, i njëjti do t’i nënshtrohet operacionit mëngjesin e sotëm (28 korrik).

 

 

I dyshuari për këtë rast është identifikuar si H. S, i cili ende nuk është arrestuar.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin kujdestar.

Asnjë koment

Comments are closed.