E kanoste një vajzë përmes rrjetit social, arrestohet suharekasi
Një person nga Suhareka ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë kanosur viktimën, femër kosovare përmes një rrjeti social.
Rastin e ka bërë të ditur policia.
Sipas tyre, rasti në fjalë ka ndodhur dje rreth orës 14:00.
“Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është inicuar si “Kanosje”.