E kaplon qetësia selinë e VV-së në Prizren
Selia e VV-së në Prizren është e qetë pas përfundimit të procesit të votimit. Në selinë e saj janë parë shumë pak persona ndërkohë që vetë kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka, është parë në një kafene aty afër me një grup të vogël, raporton T7.
Sipas sondazheve, VV nuk do të fitojë me balotazh, madje njëri prej tyre e ka vendosur në vend të dytë.